Tema 9:Teknologjia
e prodhimit te miellit.
Veprimet kryesore
në teknologjinë e blojes janë:depozitimi,ruajtja;pastrimi dhe përgatitja e
drithit për blojë;bloja dhe kthimi i drithit në miell e nënprodukt;sitja e
miellrave;ambalazhimi, magazinimi dhe shpërndarja e prodhimeve të blojes.
9.1. Pastrimi i drithërave
Drithi që dërgohet në fabrikat e
bluarjes përbëhet nga kultura kryesore dhe nga përzierie të huaja, që duhet të
hiqen.Përzieriet mund të ndahen:përzierie inerte (gurë të vegjël,rërë,pluhur,kashtë,
pjesë metalike,bulona etj);përzierie farash bimore të tjera (tërshërë e
egër,thekër,elb,mollëz,bisht dhelpre,urth etj);përzierie të kulturës që
pastrohet (kokrra të pazhvilluara,të thyera,të kalbura,të dekompozuara,të
dëmtuara nga dëmtuesit,të dëmtuara gjatë tharjes etj).
Përzieriet që duhet të largohen gjatë
pastrimit dallohen nga drithi prej formës,përmasave, dëndësisë,vetive
aerodinamike,vetive magnetike,koefiçenti i fërkimit etj.
Pastrimi thelbësor Nëpërmjet tij drithi pastrohet nga papastërtitë e sipërfaqes,i
përmirësohen vetitë strukturore dhe bëhet i gatshëm për te kaluar në procesin e
blojës.Gjatë këtij pastrimi drithi kalon në këto operacione pune:larje dhe shtrydhje,kushtëzim,zhveshje
dhe lustrim i siperfaqes, shoshitje,ndarje e pjesëve metalike,së fundmi
peshohet.
9.2. Kushtëzimi
Është procesi që
shërben për:ndarje sa më të mirë të shtresës aleuronike nga endosperma;rritjen
e rendimentit të prodhimit të miellit;përmirësimin e cilësisë së glutenit,e
cila vjen nga depërtimi i joneve Ca++ që gjëndet tek uji në
brendësi të kokrës së drithit.
Kushtëzimi
realizohet në dy mënyra: në të ngrohtë,ka
leverdi për shpejtesinë dhe rendimentin, sepse shkalla e lageshtires së
dëshiruar mund te arrihet për 1 ose 2 orë.Në këtë mënyrë kushtëzimi pothuajse
është i pavarur nga ndryshimi i temperaturave të jashtme,por kërkon shpenzime
energjie.Temperatura e kushtëzimit është 47-480C. Në të ftohtë i stabilizon këto procese,
por për një kohë më të gjatë 8-12 orë
dhe në varësi të lagështirës dhe temperaturës së mjedisit të jashtëm.Si pasojë
kushtëzimi në të ftohtë ka leverdi ekonomike.
9.3. Bluarja e drihërave,qëllimi i bluarjes së drihërave.
Në procesin e blojes rol të madh luajnë cilësite mekanike të kokrës së
drithit,në varësi të të cilave zgjidhet dhe mënyra e blojes,regjimi i punës së
makinerive,parimet e coptimit në tërësi dhe procesit të coptimit dhe i
sitjes.Kokrra duhet bluar tërësisht,deri në trashësine e caktuar të miellit.
Trashësia e miellit ndikon në cilesinë e bukës .
·
Sa më të mëdha të jenë kokrrat e miellit,aq më ngadalë
bëhet ardhja e bukës.
·
Me zvoglimin e përmasave të kokrizave dhe me ritjen e
sipërfaqes së kontaktit,ritet për së tepërmi aftesia ujëthithëse e miellit.
·
Në produktet e blojes nuk duhet të ketë përzierie,që
ndahen me vështirësi dhe e konsumojnë sipërfaqen punuese.
·
Produktet e blojes duhet të nxehen sa më pak,sepse kështu
ruhen vetitë ushqyese të substancave përbërse dhe zgjatet jeta e makinerisë.
·
Gjatë bluarjes duhet të nxiret sasia maksimale e
endospermës(miellit) e veçuar nga cipa dhe embrioni.
Rëndësi të
madhe gjatë procesit të coptimit dhe blojes ka njohja e cilësive fiziko-kimike të
drithit,që do të përpunohet,lagështira mesatare e kokrrës dhe mënyra e shpërndarjes
së saj, kultivari i drithit që bluhet.Nga studimet që janë bërë për llojin e
grurit:
qëndresa gjatë coptimit e blojes të llojeve të ndryshme të drithit me lagështirë të
barabartë nuk është e barabartë.
qëndresa e drithit është një cilësi,që varet jo vetëm nga lloji por edhe nga rajoni ku ështe
mbjellë.
Sa më shumë kokrra
qelqore të përrmbajë drithi aq më e madhe do jetë qëndresa e tij gjatë
bluarjes. Gjatë bluarjes së drithit kryhen veprime si shtypje,prerje,veprim i përbërë,kruarje etj.
Në industrinë e bluarjes përdoren mullinjtë me cilindra,me gurë me çekiç
etj.
9.4. Makinat e blojes me cilindra.Ndërtimi i makinave të blojes me cilindra.
Këto
makina janë të ndërtuara nga dy çifte
cilinrash,të vendosura shpinë me
shpine në të njëjtin trup.Të dy
cilindrat e blojës janë prej gize me siperfaqe të cimentuar thellë.Kjo bëhet që
cilindrat të jenë të fortë dhe të qendrueshëm ndaj fërkimit.
Cilindrat që përdoren në
fabrikat e miellit të vendit tonë janë:
Cilindrat e copëtimit (shtrotimit)
kanë si qëllim copëtimin gradual të kokrrës së drithit në grise. Për pasojë, në
sistemin e lartë të blojës, përftohen shumë grise dhe pak miell.
Cilindrat e thërrmimit kanë
si qëllim kryesor t’i thërrmojnë griset në dunste.
Cilindrat e blojës kryejnë
procesin përfundimtar të blojës duke i bluar dunstet në miell.
9.5. Elementet e dhëmbit dhe
roli i tyre në blojë
Roli i kanaleve (dhëmbëve) në
çarjen dhe copëtimin e kokrrizave të drithit është i madh. Copëtimi kryhet me dhëmbë,numri dhe forma e
të cilëve ndryshon në etapa të ndryshme të procesit të copëtimit dhe në varësi
të sistemit të blojës që do të përdoret.
Thërrmimi i grimcave periferike
bëhet me dhëmbë të hollë,kurse kokrrizat e endospermës të pastruara nga himet,thërrmohen
në cilindrat e lëmuar.Ribluarja kërkon cilindra lisho,por sipërfaqja e tyre në
kuptimin e saktë nuk është e lëmuar.Një sipërfaqe plotësisht lisho dhe e lëmuar
ka prirje t’i shtypë dhe t’i sheshojë prodhimet,kurse një sipërfaqe pak e ashpër
jep efektin e nevojshëm të blojës,duke u dhënë aftësi cilindrave të mbajnë dhe
të bluajnë prodhimin.
Në dhëmbin e cilindrit dallohën
disa elemente si:balli,tehu,shpina,hapi,thellësia e dhëmbit,sheshi,rënja e
dhëmbit.Të gjitha këto elemente kanë rëndësi për përcaktimin e diagramit
teknologjik të fabrikës së miellit.Dallojmë katër pozicione reciproke:
Ballë-ballë, që shënohet
B/B gjen përdorim më të madh në sistemet e copëtimit.
Ballë-shpinë, që shënohet
B/SH veprimi prerës zvogëlohet dhe merr epërsi veprimi kruajtës
Shpinë-ballë, që shënohet
SH/B
Shpinë-shpinë, që shënohet
SH/SH Në këtë rast prodhohet më tepër miell i butë,i lustruar dhe i bardhë.
9.6. Hyrja
e produktit në bloje. Rruga e punimit.
Me rugë punimi të cilindrave të
blojës kuptojmë rugën që bën produkti (kokrriza) që nga çasti i takimit deri në
çastin e daljes nga sipërfaqja punuese e cilindrave.
Nga
gjatësia e rrugës së punimit varet shkalla e trashësisë së copëtimit e të
blojës së produktit.
Me D shënojmë diametrine e
cilindrave të blojës,me l largësinë midis dy cilindrave dhe me d diametrin e
kokrrizës në çastin e hyrjes për t’u bluar.Në procesin e blojës gjithmonë d
> l. Me këtë kuptojmë që diametric i produktit që del nga bloja është më i
vogël se largësia midis cilindrave.Sipas figurës rruga e punimit mund të
shprehet me formulën:
S=
D (d-l).
Nga kjo formulë del se gjatësia
e rrugës së punimit varet nga diametri i cilindrit dhe nga shkalla e thërrmimit
të produktit gjatë blojës.Si rrjedhim me rritjen e diametrit të cilindrit dhe
madhësisë së produktit që hyn për t’u bluar,si dhe me zvogëlimin e hapësirës
punuese midis dy cilindrave, zmadhohet rruga e punimit.
Meqënëse diametri i cilindrave
nuk mund të ritet për shkaqet që kemi përmendur më lart,mund të manovrohet me
largësinë e hapësirës punuese midis dy cilindrave.Për blojën e imët të
produktit kërkohet gjatësi më e madhe e rugës së punimit se në blojën e trashë.
Sipas formulës me dyfishimin e diametrit
të cilindrit ruga e punimit nuk dyfishohet,sepse diametri gjendet nën rënjë katror.
9.7. Shpejtësia periferike dhe
diferenciale
Me shpejtësi periferike
kuptojmë shpejtësinë e rrotullimit të cilindrit të shpejtë.Me ritjen e saj, ritet
numri i goditjeve (në njësinë e kohës) të dhëmbëve të cilindrit të shpejtë mbi
produktin që bluhet, si rjedhim produkti lëviz më shpejt mbi produktin që
bluhet dhe produkti lëviz më shpejt për në dalje, duke ritur diametrin për çdo
cm të gjatësisë së cilindrit.
Ajo
varet nga lloji i materialit që bluhet e nga qëllimi i blojës.
Shpejtësia diferenciale. Për
të përftuar forca copëtuese ndaj kokrrës së drithit,është e nevojshme që
cilindri i mësipërm të ketë shpejtësi periferike të ndryshme nga ajo e
cilindrit të mëposhtëm. Këto rezultate arrihen duke rotuluar cilindrin e sipërm
me një shpejtësi më të madhe se i poshtmi.
Raporti ndërmjet këtyre dy
shpejtësive quhet shpejtësi e
diferencuar. Në makinat e copëtimit me diametër 250 mm cilindri i sipërm rotullohet
2.5 herë më shpejt se cilindri i poshtëm.
Sa më e madhe të jetë shpejtësia e diferencuar,aq më të mëdha
do të jenë forcat goditëse të copëtimit. Duke pasur parasysh këto, teknologu
përcakton në diagramin e regjimit të cilindrave shpejtësinë e diferencuar, që zvogëlohet duke kaluar nga shrotet
(ku raporti është 2.5:1),në lisho (ku raporti është 1.5:1).
Këto
raporte shpejtësish midis dy cilindrave
arihen me ndihmën e ingranazheve.
R=
=
n- shprehet
numri i rrotullimeve në minutë
z- shprehet numri i dhëmbëve të ingranazhit
r1- rrezja e ingranazhit të
cilindrit më të shpejtë,
r2- rrezja e ingranazhit të
cilindrit më të ngadalshëm.
9.8. Sitja
Me proçes shitje do të kuptojmë ndarjen e grimcave në bazë të përmasave.Lëvizja e prodhimit mbi sitë varet nga:pjerrësia e sitës;mënyra
e lëvizjes së saj.
Po të vendoset një kokrizë mbi
një sitë horizontale e të palëvizshme ajo nuk do të lëvizë,pra nuk do të kemi
sitje.E njëjta gjë ndodh edhe kur sita bën lëvizje të njëtrajtshme.Në këtë rast
kokriza nuk do të lëvizë mbi sitë,por do të shoqërojë sitën në lëvizjet e
saj.Prodhimi do të lëvizë mbi sitë,kur ajo të bëjë lëvizje të njëtrajtshme me
një farë nxitimi.
9.9. Përcaktimi i përmasave të
grimcave të produktit.
Përzieria që del nga makinat e
blojës,është masë e shkrifët,që përbëhet nga
endosperma e nga cipa me përmasa të ndryshme.Po qe se kjo përzierie ka
kaluar nëpër një sitë me vrima d-2,5 mm e se ka mbetur mbi sitën në vrimën d - 2,25mm,kuptojmë
se përzieria përmban kokriza me dmax dhe dmin =2,25mm.Përmasat e kokrizave të
përzieries fillestare mund të ndryshojnë brënda intervalit d-max në d-min,andaj
është pranuar që të shënohet kufiri i madhësisë së pëzieries me anë të një
treguesi konvencial k,që i përgjigjet raporti i përmasës maksimale e përmasës
minimale të kokrrizave.
K
= dmax/dmin
Psh,nqs një përzierie ka kaluar
në sitën 46 e ka mbetur në sitën 54,atëherë si karakteristikë e përzieries
shërben treguesi konvencial i madhësisë k=46/54 sita e sipërme 46,që ka dhe hapsirën
e dritës më të madhe se ajo e poshtmja,tregon se në të kanë kaluar kokriza me
përmasa më të mëdha,por që mbeten mbi sitën 54.Gjatë blojës në makinat me
cilindra formohet një nr i madh fraksionesh të ndryshme me prodhime të
ndërmjetme,që arijnë ne 100,që klasifikohen sipas madhësisë dhe cilësisë.Fraksionet
e prodhuara në sistemet e coptimit gjatë procesit të sitjes e që karakterizohen
nga madhësia maksimale quhen;mbisitje e
sipërme (shrot);nënsitjet e sitave të para që mbeten si mbisitje e sitave të tjera,quhen grise (grise të trasha,mesatare,të imta dhe në dunste); në fund fraksioni më i imët quhet miell.
9.10. Pasurimi,thelbi i
procesit të pasurimit
Procesi i pasurimit bën ndarjen
e tyre sipas përberjes.Pasurimi bazohet në parimin e sitjes,por jo në ndarjen
sipas përmasës,por në ndarjen sipas dëndësise e vetitve aerodinamike te
grimcave që përbëjnë përzierjen.
Ky proces ka qëllim të ndajë
përzierjen e griseve,që vijnë nga sistemet e coptimit,në grimca të pasura me
endospermë e në grimca të pasura me levozhgë(hime),duke i perzgjedhur ato në
fraksione (ndarje) të vecanta.
Thelbin e procesit te pasurimit
do ta shpjegojme ndermjet ketij shembulli:
Nga nje grup grisesh me permasa
mesatare 0.67, që kanë
dalë nga planzihsteri, marrim 200
0.45
kokriza (grimca mesatare).Nga
këto 200 grise,100 prej tyre jane grise A,të përbëra vetëm nga endosperma,50
janë grise B të përbëra vetëm nga levozhga,30 janë grise C të përbëra nga shumë
endosperma dhe më pak lëvozhgë, e 20 janë grise D të përbëra prej një sasie të
madhe lëvozhgë me pak endospermë.
Nëse këtë përzierje e bluajme
më tej,lëvozhga do të therrmohet e do të kalojë në miell.Për pasojë cilësite
teknologjike të miellit do të keqësohen.Prandaj griset duhet te pasurohen sipas
madhësise.
9.11. Ndarja e grupeve ë griseve.
Grupi i parë përmbledh
griset e pasura me endospermë e te varfëra me cipe.Konkretisht nga ato do të
kemi 80 grise A,3 grise B,15 grise C dhe 18 grise D.
Grupi i dyte përmbledh
griset e varfëra në endospermë e të pasura në levozhge.Konkretisht 20 grise A,
47 grise B,15 grise C dhe 18 grise D.
Këto dy grupe grisesh kalojnë veç e veç në bloje te
mëtejshme.Grismakina është ndërtuar përgjatë një tryezë të lëvizshme,me
pjerrësi të lehtë,3.5 % në krahasim me gjatesinë e saj.Kjo tryeze është e ndarë
në 4 seksione,mbi të cilat jane vendosur 4 sita me përmasa të vrimave të
ndryshme që vijnë duke u ritur nga hyrja e prodhimit deri në dalje te tij.Numri
i sitës së parë është 2 numra më i madh se i sitave të planzihesterit që ushqejnë
grismakinën.Psh kur sitat e planzisterit kanë numrin 16,atëhere sita e parë e
grismakinës do të jetë 18 dhe vazhdon
20/22 etj. Tryeza bashkë me sitat bëjnë 400-500 lëkundje për minutë.Trashesia
e materialit mbi sita duhet të jetë jo më e madhe se 2-5 mm.Pasurimi bëhet me
disa grismakina.Rymat e ajrit në grismakinë fryhen nga poshte-lart me anë të
ajrit qendror,duke përshkruar sitën dhe shtresën e griseve. Shpejtësia e ajrit
Va llogaritet mire që ti shërbejë qëllimit të pasurimit. Grimcat e griseve që ndodhen
në këtë rymë ajri me shpejtësi Va,sillen ndaj saj sipas vetive aerodinamike të
grimcave të ndryshme
Comments
Post a Comment