Salca Hollandeze
Përbërësit :
1. 100 gr
gjalpë
2. 2 Kokrra vezë (të verdhat e vezës)
3. piper i
bardhë (i bluar)
4. 20 gr lëng limoni
5. kripë
Përgatitja
Si fillim,
për përgatitjen e salcës holandeze shkrijmë gjalpin me banjomari, duke i hequr
shkumën.
Pasi ta kemi
pastruar mirë mund ta hedhim në një gotë.
Pastaj
përgatisim salcën.Gatimi me banjomari është shumë i rëndësishëm. Pra, uji nuk
duhet asnjëherë të vlojë.
Hidhini të
verdhat e vezëve në një enë dhe përziejini.
Gjatë
përzierjes shtoni lëngun e limonit dhe pastaj kripën dhe piperin e bardhë.
Shtoni me
ngadalë gjalpin dhe vazhdoni përzierjen.
Do të vini re
që salca fillon të ndryshojë ngjyrë, të bëhet më e qartë dhe më e
qëndrueshme.
Duhen rreth
pesë minuta zierje në zjarr të ulët, duke e përzier pa ndërprerje për të
përftuar salcën holandeze.
Comments
Post a Comment