Sigurimi teknik dhe mbrojtja e mjedisit. Masat për parandalimin e rreziqeve në punë. Dhënia e ndihmës së parë
Tema
4: Sigurimi teknik
dhe mbrojtja e mjedisit. Masat për parandalimin e
rreziqeve në punë. Dhënia e ndihmës së
parë.
4.1. Siguria dhe shëndeti në punë.
Në mjedisin e
punës shpesh ndeshemi me rreziqe të ndryshme,që kërcënojnë shëndetin, jetën e
pasurinë.Është e nevojshme që punonjësit të trajnohen vazhdimisht e të
rikujtohen për rëndësinë e zbatimit të rregulloreve të mbrojtjes në punë.Synimi i këtyre
rregullave është të përqëndrojë vëmendjen në shkaqet më të shpeshta të
aksidenteve,që kanë si pasojë plagosjen apo humbjen e jetës dhe parandalimin, mirëadministrimin e situatave të emergjencës
në vendin e punës.Shkaqet kryesore të aksidenteve në punë janë mungesa e vëmendjes,
mosnjohja e rrezikut,nxitimi,dembelizmi,lodhja,mungesa e trajnimeve për
mbrojtjen në punë.Dëmtuesit në vendin e punës ndahen në:
-
Dëmtues fizikë:Procese e makineri të ndryshme,pluhurat toksikë,zhurmat,vibracionet,
ndriçimi jo i përshtatshëm,rrezatimet.
-
Dëmtuesi kimikë;Substanca të ndryshme kimike.
-
Dëmtuesi biologjikë:Mikroorganizmat në vendin e punës që na dëmtojnë.
-
Dëmtuesit psikosocialë:Stresi në punë çon jo rrallë në dobësim të sistemit
imunitar,hipertension,probleme të zemrës,ulçera në stomak,depresion.
Reziqe të
shpeshta në vendin e punës janë:djegiet,goditja
elektrike,dëmtime nga
makineritë, rrëshqitjet,rrëzimet,dëmtimet nga substancat
kimike,asfiksitë,temperaturat ekstreme,sëmundjet e zemrës,goditjet në tru,që
shfaqen kur hapësirat e mjedisit janë të
kufizuara,mungesa e oksigjenit,zhurmat,rrezatimi.
4.2. Rastet kryesore që kanë nevojë për dhënien e ndihmës së parë.
Punonjësit
e stafit duhet të jenë të përgatitur të njohin rreziqet,të mbrohen,por dhe të
ndihmojnë në rastet e situatave emergjente.Ata duhet të trajnohen për njohjen e
reziqeve e mënyrat e reagimit në situata emergjente.
Në
mjediset e punës duhet të publikohet numri i emergjencave 112.Në raste emergjence duhet vlerësuar situata e duhet të
reagohet për dhënien e ndihmës së parë,që shpesh është vendimtare për jetën e
të lënduarit.
4.3. Masat e sigurimit teknik në repartin e brumërave (bukë,biskota,etj)
Masat e
sigurimit teknik në fabrikat e prodhimit të brumërave kanë për qëllim: të krijojnë kushte të pa
rrezikshme në punë;të mbrojnë punonjësit nga llojet e ndryshme të aksidenteve
që shkaktohen nga prodhimi ose që janë rrjedhojë e prodhimit dhe e kushteve të
punës;të përcaktojnë drejtë dhe në kohë shkaqet e aksidenteve dhe të merren
masat e nevojshme për mënjanimin e tyre.
Çdo punëtor
para se të fillojë punën dhe në vazhdimësi duhet t’i nënshtrohet kontrollit
mjekësor. S’lejohet të punohet në prodhimin e bukës pa libreza shëndetësore.Punonjësit
duhet të punojnë me rrobe pune të pastra,me kostume ose përparëse të mbyllura,me
kapuç.
Repartet dhe
vendet e punës duhet të jenë gjithnjë të pastra.Të kenë korridore e rrugë të
lira për manovrim të shpejtë gjatë punës,pa pengesa e vështirësi.Në repartet s’duhet
të ketë pluhura nga mielli,pasi dëmtohet shëndeti i punonjësve e mund të
shkaktohet zjarr.Përveç pastrimit të makinerive,vendeve të punës e mjediseve
për rreth,është i domosdoshëm filtrimi e ndërrimi i ajrit.
Një nga
shkaqet e tjera të aksidenteve në punë është dhe ndriçimi i dobët/i fortë.Puna
në dritë të pamjaftueshme shkakton sforcimin e syve,lodhjen e aparatit muskulor
të tyre,si pasojë punëtori s’dallon qartë detalet/aparaturat matëse e
kontrolluese.
Përvoja ka
treguar se shumica e aksidenteve të shkaktuara nga rryma elektrike ndodhin në
pajisjet e nyjet elektrike të pasiguruara.Gjatë remontit,shërbimeve e riparimit të defekteve,
makineritë e paisjet duhet të shkëputen plotësisht nga ushqimi elektrik/avulli e
mbi to të vendosen tabela me mbishkrime paralajmëruese “Mos tako,punojnë
njerëz!”.Kuadrot elektrikë të shpërndarjes të rethohen me mbrojtëse e të
mbyllen me çelës.Mbi to të shënohen “Mos prek, rrezik vdekje!”.Ndalohet
riparimi,vajisja/pastrimi i makinerive e pajisjeve kur janë në punë.
Masave kundër zjarrit duhet t’i
kushtohet një rëndësi e veçantë.Magazinat e miellit, ato të lëndëve të djegshme
duhet të jenë larg fabrikës.Vendi rreth tyre s’duhet të përmbajë papastërti,
plehra,bar të thatë,mjete transporti e materiale të tjera që pengojnë në rast
zjari.Ndalohet të pirit e duhanit e punimet me flakë të zbuluar,në magazinat e
miellit,si dhe në ato të brumit.Fabrika,blloku e reparti duhet të pajisen me
mjete të gatshme për shuarjen e zjarrit.Temperatura e lagështia e lartë e
mjedisit si dhe energjia e rezatuar ndikojnë negativisht për shëndetin e
punonjësve,ju shkaktojnë plogështi e lodhje të parakohshme.Lëvizjet e tyre
gjatë punës bëhen të pakujdesshme duke krijuar kushte për aksidente.
4.4. Masat e sigurimit teknik në fabrikat e prodhimit të makaronave
Punonjësit e
fabrikës së makaronave duhet të njohin e të zbatojnë me rigorozitet rregullat e
sigurimit teknik në punë.Përveç rregullave të përgjithshme që janë trajtuar në
temat e mëparshme,në fabrikën e makaronave duhet të merren disa masa paraprake:
-
Të
gjitha makineritë dhe pjesët e lëvizshme të tyre duhet të mbulohen.
-
Makinat
e sitjes,presat, tharëset duhet të kenë të afishuar rregulloren e sigurimit
teknik në punë e të jenë në kushtet teknike të shfrytëzimit maksimal të tyre.
-
Në
të gjitha vendet e rrezikshme si:në vaskat e brumosjes,shnekut thikë të
standartizimit, kazanët ngrohës të ujit,tubat e avullit të nxehtë e sidomos në
vëndin e prerësit të makaronave që përbën rrezikun më të madh të impiantit,vendosen
tabela,për të tërhequr vemendjen e punëtorëve për rrezikshmërinë e tyre.
Makineritë/paisjet që janë me
defekte teknike s’duhet të vihen në punë pa lejen e përgjegjësit teknik të fabrikës.S’lejohet
të riparohen defektet mekanike të makinerive kur janë ne lëvizje (në punë).Për
çdo defekt në paisje e makineri punojnë punonjës të kualifikuar.Ndalohet
kategorikisht mbajtja e lëndëve të djegshme si benzin,benzol në repartin e
prodhimit/afër tij.
Comments
Post a Comment