Siguria ushqimore, ambalazhimi, etiketimi dhe ruajtja e prodhimeve prej brumi


Tema 5: Siguria ushqimore, ambalazhimi, etiketimi dhe ruajtja e prodhimeve
             prej brumi.
5.1. Ligji dhe Autoritetet e sigurisë ushqimore.
Në Shqipëri ekziston legjislacioni ushqimor që përfshin ligjet e aktet nënligjore,që trajtojnë problemet e ushqimeve e tё sigurisë ushqimore në veçanti.Ky legjislacion përfshin çdo fazë të prodhimit,përpunimit e shpërndarjes sё ushqimit.Ligji për ushqimin përcakton:
-          Kërkesat e parimet e përgjithshme për higjienën e sigurinë e ushqimeve,detyrimet e operatorëve të biznesit ushqimor,kërkesat për cilësinë e ushqimeve,lëndëve të para,për regjistrimin e treguesve gjeografikë e emërtimin e origjinës së kontrolluar,kërkesat për mënyrën e etiketimit të ushqimeve,nxjerrjes në treg të ushqimeve,sistemin e kontrollit të ushqimeve,laboratorët e autorizuar për analiza ushqimore,menaxhimin e riskut,krizës dhe emergjencave.
-          Autoritetin Kombëtar të Ushqimit e përgjegjësitë e tij.
Kontrolli i ushqimit ka qëllim të sigurojë ushqim të sigurt për konsumatorët në të gjitha stadet e prodhimit deri te tregu e përdorimi nga konsumatori.

5.2. Siguria ushqimore
Siguri ushqimore është garancia se ushqimi nuk shkakton efekte të dëmshme në shëndetin e njerëzve.Një ushqim konsiderohet i dëmshëm për shëndetin e njerëzve (Sipas Rregullores së Këshillit të Evropës,nr.178,datë 28 janar 2002),nqs ai përmban: mikroorganizma,parazitë të dëmshëm për shëndetin e njerëzve,toksina bakteriale,mbetje pesticide,metale,shtesa ushqimore mbi normat,elemente radioaktivë etj.Një ushqim konsiderohet i papërshtatshëm për konsum për njerëzit nëse:karakteristikat e tij ndryshohen gjatë përpunimit për shkak të trajtimit fizik,kimik,mikrobiologjik,kur lëndët e para nuk janë verifikuar si të sigurta për konsum apo kur përmban papastërti.
Kontrolli zyrtar i ushqimeve në vendin tonë është kompetence e kryhet nga Inspektorati i Kontrollit të Ushqimit e Ushqimit për Kafshë si dhe laboratorët e autorizuar të sigurisë ushqimore e të veterinarisë,që janë institucione të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).Ky inspektorat ka në përbërje të tij specialistë të fushës,të certifikuar nga AKU-ja.

5.3. Ambalazhimi e etiketimi i prodhimeve është detyrim ligjor.Ambalazh ose “material paketues” është çdo material,që shërben për paketimin e prodhimeve ushqimore,që mund ta mbulojë,tërësisht ose pjesërisht,kёtё produkt.Ai e mbron produktin nga ndikimi i faktorëve të jashtëm.Në prodhimet e brumit ambalazhet ndryshojnë në varësi të llojit të prodhimit.
Etiketim është çdo fjalë,pamje,markë tregtare,emër tregtar,konfigurim apo simbol për një ushqim,që vendoset mbi çdo paketim,dokument,njoftim,etiketë,unazë/ mbajtëse,që shoqëron apo i referohet një ushqimi të caktuar.Etiketa duhet të shkruhet në gjuhën shqipe,të jetë e dallueshme,e lexueshme, e kuptueshme.Ushqimi,që nxirret në treg,pajiset me etiketën,ku shënohen te dhena të sakta.

5.4 Faktorët që ndikojnë në ruajtjen e prodhimeve me bazë brumi.
Prodhimet me bazë brumi kanë karakteristika e veçori të ndryshme sipas llojit,që ndikojnë në afatet e ruajtjes së tyre.Disa nga faktorët që ndikojne në cilsinë e kohën e ruajtjes së prodhimeve me bazë brumi janë:lloji i prodhimit,mjedisi,ambalazhi,temperatura;lagështira, prania e substancave të huaja,insektet.





*      emri i produktit.
*      lista e përbërësve.
*      sasia e përbërësve të veçantë.
*      sasia neto e produktit.
*      data e prodhimit dhe skadencës.
*      ruajtja, afati i përdorimit.
*      emri apo emёrtimi i biznesit dhe adresa e prodhuesit, ambalazhuesit.
*      vendi i origjinës.
*      udhëzimet e përdorimit.
*      përmbajtja e aditivëve, lloji, sasia. etj

Comments