Tema 7: Ruajtja e drithërave.
7.1. Proceset biokimike që ndodhin në drithëra dhe fakorët që
ndikojnë.
Gjatë furnizimit me grurë të fabrikës duhen patur parasysh
faktorët atmosferikë,pasi në kushte me shi rezikohet që gruri të dëmtohet deri
në prishje si pasojë e vetive absorbuese të tij.Gjatë furnizimit me grurë
(drithëra) bëhet peshimi i kamionëve për të ditur sasinë e lëndës së parë që futet
në fabrike.Shkarkimi i grurit bëhet në gropën shkarkuese ku bëhet dhe një
shoshitje e tij për të larguar papastërtitë e mëdha e nëpërmjet një shneku
shkon në elevator ku bëhet transporti i tij për në siloset e ruajtjes.Siloset e
ruajtjes kanë përmasa të mëdha,ato duhet ti plotësojnë grurit disa nevoja të domosdoshme
për ruajtje siç janë:temperaturë e lagështia.
Proceset biokimike që ndodhin në drithëra. Drithërat kanë nevojë për energji për
zhvillimin e tyre, atë e sigurojnë nëpërmjet sistemit të frymëmarrjes,që ka për
qëllim shpërbërjen e lëndës organike duke zbërthyer glucidet,lyrat,acidet.Si
pasojë frymëmarrja shkakton humbjen e lëndës së thatë.
Frymëmarrja kryhet në kushte aerobe e anaerobe.Aerobe
është frymëmarrja që realizohet në prani të O2 e çliron CO2
& H2O ndërsa ajo anaerobe ndodh pa praninë e O2 e ka si produkt alkoolin
etilik.
( F. Aerobe) C6H12O6+6
O2 = 6CO2+6H2O+E
( F. Anaerobe)
C6H12O6
= 2CH3–CH2–OH+2CO2+E
Faktorët kryesorë që ndikojnë në frymëmarrjen e drithërave
janë:lagështia,temperatura, plotshmëria e kokrrave,aftësia mbirëse.Ritja e
lagështisë favorizon frymëmarrjen pasi aktivizon fermentet e reaksionet e hidrolizës
në përbërësit e drithit.Është vënë re që me një përmbajtje të ulët të
lagështires intensiteti i frymëmarrjes është pothuaj zero,me ritjen e
lagështisë kemi dhe ritjen e intensitetit të frymëmarjes.Ajo lagështi ku
shfaqet uji i lirë quhet lagështi kritike.Temperatura rit gjithashtu
intensitetin e frymëmarjes që ndikon në pakësimin eviskozitetit të solucioneve
tëqelizave të gjalla e mbi aktivitetin e fermenteve.Në 0-10⁰C s’kemi frymëmarje në drithë.Me ritjen e temp,frymëmarja
ritet dukshëm.Me ritjen e temp mbi 50˚C s’kemi ritje të intensitetit të
frymëmarjes për arsye të inaktivizimit të fermenteve e denatyrimit të
proteinave.Intesiteti i frymëmarrjes matet me sasinë e CO2 të çliruar.
Faktorë të tjerë që ndikojnë në frymëmarrje janë gjendja e
drithit si pasojë e pranisë të kokrave jo të plota apo dhe farat e mbira,që kanë
një intensitet të lartë të frymëmarrjes. Pasojat që rjedhin nga frymëmarrja janë:humbja
e lëndës së thatë;përftimi i nxehtësisë si pasojë e ritjes së temperaturës në
drithë;ritja e lagështisë në masën e drithit e ritja e lagështisë së ajrit
midis kokrave;ndryshim i përbërjes së atmosferës duke bërë që O2 të zëvendësohet me CO2.
7.2. Vetënxehja
e masës së drithërave.
Vetënxehja
(vetëndezja) është një proces që ndodh si pasojë e ngritjes së temperaturës të
drithit dhe e dëmton atë.Ajo kalon në 3 faza:1:Gjatë kësaj faze
temperature shkon 25-28˚C,drithi mer erën e bukës së pjekur.Në drithë zhvillohen
bakteret herbicidet që më pas zëvendësohen me ato mezofile.2:Gjatë kësaj faze e cila
është edhe diçka më e shpejtë dhe ar rin temperaturën 28-30˚C ku zhvillohen bakteret mezofile dhe
kërpudhat.Kemi humbje totale të aftësisë mbirëse dhe ky drithë tashmë është i papërdorshëm
edhe për kafshët. 3: Konsiston në arritjen e temperaturave 50-60˚C ku zhvillohen bakteret termofile,drithi
mban erë alkooli dhe formohen blloqe të ngjitura.Drithi humbet të gjitha
aftësitë mbirëse dhe nuk përdoret më për asgjë. Zhvillimi i fazës së tretë të
vetëngrohjes në farat vajore çon në djegie totale të drithit. Kemi
vetëngrohje:në shtresa horizontale;vertikale; në shtresë të ulët ose të lartë; në
formë çerdheje e cila ndodh në çdo pjesë të silosit ku gjenden kushte e
përshtatshme,lagështie,ndotje, mikroorganizmash,etj. Forma tjetër e vetëngrohjes
është ajo e gjithë silosit dhe kjo ndodh atëherë kur nuk janë eliminuar format
e para të vetëngrohjes.
7.3. Vetitë fizike të
drithrave dhe ndikimi i tyre në ruajjen e drithërave
Disa nga vetite fizike të drithërave janë:
Përcaktimi dhe njohja e vetive fizike të drithrave na ndihmon
të kuptojmë më qartë domosdoshmërinë e masave që duhen të merren për teknologjinë e ruajtjes se tyre.
Aftesia e derdhjes është aftësia e drithit për të lëvizur
më shumë ose me pak ne mënyre të vetëvetishme. Ajo kushtezohet nga disa faktore
si p.sh nga forma e kokrres,nga permbajtja e papastertive,nga lageshtira etj.
Vetëklasifikimi: shkaktohet nga vetë drithi ose kur
shkarkojme masa drithi te pa klasifikuara dhe të pa pastruara,që përmbajne
kokrra me peshë dhe madhësi të ndryshme. Shkaku këtu është fërkimi që kryhet
midis kokrrave të masës së drithit,e lidhur me dendësinë e ndryshme dhe
rezistencën jo të barabartë të kokrrave të drithit gjatë rënies së lirë.
Shkrifërimi përcaktohet nga raporti që zënë cilësia në një vëllim të
caktuar,masa e kokrrave te drithit,kundrejt hapësirës ndërmjet kokrrave.
Vëllimi i kokrrave
Shkrifërim =
------------------------
Vëllimi i hapsirave
Përmes tyre qarkullon ajër në masën e kokrrave duke
siguruar që procesi i frymarjes dhe largimit të dioksidit të karbonit të kryhet
normalisht.
Nxehtësia specifike:është sasia e nxehtësisë që kalon në njësinë
e sipërfaqes së materialit prej 1m2,me trashësi 1 m në njësinë e
kohës,kur ndryshimi i temperatures në fillim e në fund të shtresës është 1
gradë celcius.Kjo madhësi quhet koficenti
nxehtësisë specifike.
Ndryshushmëria e temperaturës:përcaktohet nga shpejtësia në të cilën
ndryshon temperatuara në materialin që studiohet si dhe nga përcjellshmëria e
ulët që karakterizon drithin.
Koficenti termik është sasia e nxehtësisë që nevojitet
për të rritur temperaturën e 1 kg drithi me një gradë celcius.
Higroskopiciteti:është aftësia e drithit për tiu
nënshtruar proceseve të thithjes dhe nxjerrjes së avullit te ujit.
Njohja e vetive fiziko-kimike bën të mundur përsosjen e
mënyrave dhe afatit te ruajtjes së drithrave.
7.4. Mënyrat e
ruajtjes së drithrave:
1. Ruajtja e drithit në
gjendje të thatë është mënyra e ruajtjes kur drithi ka lagështirë të ulët deri 14%.Si masë
e domosdoshme për ruajtjen e mirë është tharja me rrugë natyrore ose
artificiale.
2. Ruajtja e drithit në
gjëndje të ftohtë: përdoret për drithrat me përmbajtje të
lartë lagështire, ose të porsa korrura në kushte atmosferike me lagështirë ose
me kohë me rreshje.Ruajtja e drithit me ftohje pakëson frymëmarjen dhe
veprimatarinë jetësore të kokrrave të tij dhe të mikrogjallesave.Kur në të gjitha
masën e drithit temp është + 100C,
themi që drithi është në gjëndje të ftohtë të shkallës së parë dhe kur temperatura në masën e drithit ka
arritur 0-50C kemi ftohje të shkallës së dytë.
3. Ruajtja e drithit
ne kushtet e mungeses se oksigjenit: mund të bëhet duke
krijuar zbrazëti (duke larguar ajrin nga drithi) ose duke zëvëndësuar ajrin
e masës së drithit me gaze (dioksid
karboni).Ruajtja mund të bëhet dhe duke u mbështetur tek vetitë konservuse të
dioksidit të karbonit i cili çlirohet gjate zhvillimit të frymëmarjes.
Comments
Post a Comment