Tema 16:
Rezja, rendimenti i bukës.
16.1. Kuptimi,rëndësia e faktorë që ndikojnë në rrezen e
bukës.
Me reze ose
rendiment të bukës kuptojmë sasinë në kilogram të bukës,që prodhohet nga 100 kg
miell bashkë me lëndët e tjera sipas recepturës.
Rrezja e bukës
është tregues i rëndësishëm ekonomik,financiar e organizativ.Ajo varet nga
sasia e humbjeve,që pëson brumi në procesin e prodhimit të bukës nga çasti i
zënies së tij deri në ftohjen e bukës së gatshme.Këto humbje i përkasin firove
gjatë fermentimit të brumit,pjekjes e ftohjes së bukës dhe nga përpunimi i lëndës
së parë.
Në mënyrë
skematike rezja e bukës mund të përcaktohet me formulën:
R
= (100+Gt+U)-(Hm+Hb+Hp+Hf+Htj)
R- rendimenti i bukës,në kg për 100 kg miell:
Gt-lëndët e tjera përveç miellit,në kg për
100 kg miell sipas recepturës;
U-sasia e ujit (kg),që është në
përgatitjen e brumit për 100 kg miell;
Hm-humbja e miellit nga mafazinimi deri në
çastin e gatimit të brumit.Ketu përfshihen humbjet e miellit gjatë harmonizimit,sitjes,shkundjes
së thasëve etj.
Hb-humbja e brumit nga çasti i përgatitjes
së tij deri në vendosjen e bukës për pjekje,në kg për 100 kg miell;
Hp-humbja ose firoja që pëson buka gjatë
pjekjes, në kg për 100 kg miell;
Hf-humbja ose firoja e bukës gjatë ftohjes
(kg) për 100 kg miell;
Htj-humbjet e tjera me karakter teknologjik;
Shifra 100 tregon, 100 kg miell në çastin e hyrjes së tij në magazinë.
Përcaktimi i
rrezes së bukës në fabrikë duhet të bëhet 3 orë pas daljes së bukës nga fura.Në
rezen e bukës ndikojnë disa faktorë:cilësia e miellit e lagështira e
tij,lagështira e brumit,sasia e lëndëve të tjera përveç miellit,sasia e
humbjeve teknologjike.Më e ulët të jetë lagështira e miellit, aq më e lartë është
rendimenti i bukës e anasjelltas.Sipas lagështirës së miellit mund të
përcaktohet rendimenti teorik i bukës.Për miellrat me lagështirë brenda
standardit shtetëror rendimenti teorik është i njëjtë me sasinë e bukës së
prodhuar.
16.2. Përcakimi i rrezes së bukës
Kur lagështia
e miellit është e ndryshme nga ajo e përcaktuar në standardet shtetërore,
rendimenti teorik i bukës mund të përcaktohet me formulën:
Gbu
G
= ------------------------ x 100
100 - (14- Lm)
Gbu-sasia e bukës (kg) e prodhuar nga 100 kg miell; Lm-sasia e lagështirë së miellit në %
Në humbjet ose
firot gjatë proçesit teknologjik futen humbjet nga magazina e miellit e deri në
çastin e zënies së brumit.Është llogaritur se me uljen e humbjeve të miellit me
0,1 %, rendimenti i bukës rritet rreth 0,15%.
Humbjet e
brumit gjatë zënies,fermentimit e përpunimit të tij,ndikojnë direkt në
rendimentin e bukës.Këto humbje llogariten me ndryshimin midis masës së brumit
të zënë e masës së copave të brumit në çastin e futjes në furrë.Këtu ndikojnë
humbjet gjatë avullimit të lagështirës,firot gjatë fermentimit,humbjet mekanike
të brumit (mbetja e brumit nëpër enët e pajisjet).
Humbjet e
brumit janë shumë të vogla në fabrikat me mekanizim kompleks.Në fabrikat ku
brumi gatuhet me brumëgatues me veprim të ndërprerë humbjet arrijnë 1-3 kg për
100 kg miell.Firot apo humbjet gjatë pjekjes varen nga ndërtimi i furës e nga
zbatimi i regjimit të pjekjes.Këto humbje mund të përcaktohen me formulën:
(Gb – Gbu) x 100
Hp
= --------------------------
Gb
H–firoja gjatë pjekjes së bukës,në %;
Gb–masa e copave të brumit të formuara para se të futen në
furë (kg);
Gbu–masa e bukëve të nxehta që sa kanë dalë nga fura (kg).
Firot gjatë
ftohjes llogariten 3 orë pas daljes nga fura.Humbjet gjatë ftohjes e tharjes së
bukës mund të përcaktohen thjesht me formulën:
(Gnx – Gf) x 100
Hf
= -------------------------
Gnx
Hf–humbja
gjatë ftohjes ose tharjes së bukës në %;
Gnx–masa
e bukës së nxehtë në kilogram;
Ff–masa
e bukës 3 orë pas daljes nga fura (kg).
Përveç
humbjeve,që përmenden më lart,mund të kemi dhe humbje të lëndës së parë ose të
prodhimit të gatshëm nga skarcitetet e prodhimit,që ulin rendimentin e ngrenë
koston e prodhimit.
Comments
Post a Comment