Linjat, pajisjet, makineritë dhe proceset në teknologjinë e prodhimit të miellit dhe brumërave


Tema 3: Linjat, pajisjet, makineritë dhe proceset në teknologjinë e prodhimit të miellit dhe brumërave.

3.1. Sistemi teknologjik ushqimor. Teknologjia ushqimore është një sistem teknologjik, nga e cila, si nënsisteme teknologjike janë prodhimi i prodhimeve ushqimore të veçanta,që brenda sisemit teknologjik mund të kenë lidhje të drejtpërdrejta/të ndërmjetme.Ky sistem përbëhet nga 4 element:
1-Qëllimi:ka lidhje të drejtpërdrejtë me ekzistencën e shoqërisë njerëzore,pasi ai përmbush domosdoshmërinë jetësore të prodhimeve ushqimore.Tre elementët e tjerë (2-inpute,3-procese, 4-outpute) janë të vendosur sipas skemës:
2.INPUTE

3.PROCESE
4.AUTPUTE
Fuqi punëtore
Lëndë e parë (psh:miell)
Paisje
Vlera monetare
Ambjente (ku zhvillohet procesi)
Burime energjie
Hapat  e nevojshëm për të mundësuar shndërrimet e lëndës së parë dhe atyre ndihmëse, në përputhje me parametrat e kërkuara deri në përftimin e produktit përfundimtar
Produkti i përftuar
(miell, bukë, biskota, makarona, pica etj)
Gjatë këtyre proceseve ndodhin shndërime të ndryshme si ndryshime:fizike,fiziko-kimike, kimike,biokimike,bakterologjike.

3.2. Linjat,pajisjet e makinerië dhe proceset teknologjike të prodhimit të miellit.Prodhimi i miellit kalon nëpër këto procese kryesore:depozitimi;pastrimi e përgatitja e drithit për bloje;bloja e kthimi i drithit në miell e nënprodukte;sitja e miellit;ambalazhimi, magazinimi e shpërndarja e prodhimeve të blojës.Linja përbëhet nga disa reparte,në përputhje me proceset teknologjike të mësipërme.Pajisjet kryesore për prodhimin e miellit janë:
1- Makineritë e pastrimit të drithërave,sipas llojit të pastrimit:
Pastrimi silozik:peshore automatike;shoshë;trior.
Pastrimi paraprak:tararaspirator;aparat magnetik;trior;makina rrahëse me mantel çeliku (shell-makina).
Pastrimi thelbsor:larëse gruri;hambar për kushtëzimin(kondicionimin) e grurit;makinë rahëse (zhveshëse) me zmeril(shell makinat me zmeril);makinë rrahëse me furça;tararaspirator;aparat magnetik;peshore automatike.
Pastrimi thelbesor është pastrimi përfundimtar e kryesor i drithit.Nëpërmjet tij drithi pastrohet nga papastërtitë e sipërfaqes,i përmirësohen vetitë strukturore e bëhet i gatshem për te kaluar në procesin e blojës.Gjatë këtij pastrimi drithi kalon në këto operacione pune:larje e shtrydhje, kushtëzim,zhveshje e lustrim i siperfaqes,shoshitje,ndarje e pjesëve metalike,së fundmi peshohet.

2- Makineritë e pastrimit të drithërave,sipas sipas vetive fiziko–mekanike
Makina per pastrimin e drithrave nga lëndët e huaja,në këtë grup bëjnë pjesë:makina shoshitëse për heqjen e përzierieve që kanë përmasa të ndryshme nga ato të drithit;makina ndarëse me ajër që bazohen në vetitë aerodinamike të përzierieve e të drithit;makina e kombinuar me sita dhe rryma ajri;triore për heqjen e përzierjeve në varësi të formës e gjatësisë;makina për heqjen e përzierjeve në varësi të dëndësisë;ndarës magnetik për heqjen e përzierieve metalike;makinë për heqjen e përzierjeve;
Makina për pastrimin e sipërfaqes së drithit:makina e zhveshjes me mantel celiku të lëmuar; makina e zhveshjes me mantel çeliku të ashpër;makina e zhveshies dhe e lustrimit të sipërfaqes me anën e furçave.
Makina për pastrimin e njomë të drithit:në këtë grup hyjnë  makinat e larjes së drithit.
3- Makineri për bluarjen e drihërave:Mullinj me;cilindra,çekiç,gurë.
4- Makineri për sitjen e produkteve që dalin nga bloja:Planzihster.
5- Makineri për pasurimin e griseve:Grismakinë.

Comments