Tema 2: Higjiena në teknologjinë e prodhimeve prej brumi.
2.1. Roli i higjenës në teknologjinë e
prodhimeve prej brumi.
Higjiena
ushqimore në teknologjinë e prodhimeve të brumit përcakton kërkesat dhe normat
shëndetësore që kanë të bëjnë me cilësine e prodhimeve ushqimore, me lëndën e
parë,me lëndët ndihmëse e produktin e gatshëm me qëllim mbrojtjen e shëndetit të
konsumatorëve.Ajo përpunon e
përcakton masat që duhet të merren për zbatimin e
procesit teknologjik të prodhimit, si dhe kushtet e përpunimit të ruajtjes,transportimit
dhe tregëtimit të prodhimeve ushqimore prej brumi.Higjiena ushqimore në teknologjinë e prodhimeve të brumit
përcakton dhe kërkon zbatimin në praktikë të sigurimit të hapësirës së
përgjithshme të punës,të pajisjes me mjetet e nevojshme për zbatimin e procesit
teknologjik,në përputhje me natyrën e prodhimeve.Ajo përcakton kërkesat shëndetësore
dhe veshjen përkatëse të personelit të shërbimit.
Një ndër
detyrat e veçanta dhe kryesore të higjenës në teknologjinë e prodhimeve prej
brumi është edhe studimi i faktorëve që çojnë në prishjen e ushqimeve,të cilat
mund të bëhen shkaktarë për shfaqjen dhe përhapjen e helmimeve ushqimore.
Rregulloret
higjieno-shëndetësore e kushtet teknike për produktet ushqimore që janë në
fuqi,që janë hartuar mbi bazën e nivelit teknologjik të prodhimit që zbatohen
në vendin tonë,kanë përcaktuar afatet e ruajtjes e te tregëtimit të prodhimeve
ushqimore.
Punonjësit e
ndërrmarjeve ushqimore të përpunimit të brumit,për t’i dhënë konsumatorit në
vazhdimësi produkte ushqimore me vlera të larta e higjenikisht të garantuara,duhet
ti kushtojnë rëndësi:higjienës vetiake,higjienës së mjedisit dhe vendit të
punës;higjienës së pajisjeve dhe mjeteve të punës;higjienës së lëndëve të
para,ndihmëse dhe shtesave të ndryshme;higjienës së prodhimeve të ndërmjetmë e
përfundimtare;higjienës së ambalazheve e mjeteve të transportit;higjienës së
shërbimit ndaj klientit.
2.2. Zgjedhja e vendit dhe kushtet fizike të ndërmarrjeve të përpunimit të brumit
Për
të siguruar zbatimin e normave e të
kërkesave higjeno–shëndetësore në prodhim,ruajtjen e tregëtimin e prodhimeve
ushqimore e kushte të përshtatshme
pune për punonjesit e shërbimit,
ndërrmarjet ushqimore,në bazë të ligjit,janë
të detyruara të marrin leje nga organet e Inspektoriatit higjeno shëndetësor, shtetëror.
Të dhënat higjienike janë:plani i sipërfaqes,karakteristikat e
vendit të ndërtimit,largësia nga banesat
dhe vija e verdhë,orjentimi i objektit,burimet e furnizimit me ujë,rrjeti
i kanalizimit, shkarkimet;numri i fuqisë
punëtore,ngarkesa e tyre;mjediset si:garderoba,dhoma higjenike, tualetet,dushet.
Përcaktimet teknologjike janë: shtrirja e linjës dhe vendosja e reparteve të ndryshme sipas përpunimit,gatimit,prodhimit,tregëtimit
etj;vendosja e aparaturave dhe vëndet e larjes së enëve; vendosja e depove dhe
kushtet e ruajtjes së prodhimeve ushqimore;lidhjet e sallave midis depove,shitjeve
dhe reklamimeve.
Ajrimi arihet nga ajrosja natyrore nëpërmjet hapjes së dritareve e ajrosjes artificiale nëpërmjet ventilimit,aspirimit dhe ajrit te kondicionuar.Ai bëhet disa here
gjate dites.
Ndriçimi,duhet të sigurojë shikim të imtësishëm.
Furnizimi me ujë,duhet të jetë i pastër e i bollshëm
gjatë gjithë kohës së punës.Në mungesë të tij depozitat duhet që patjetër të
disifektohen të paktën dy herë në vit.
2.3. Kërkesat higjieno–shëndetësore.
Në depo e magazina si kërkesë specifike është pastërtia,temperatura
e lagështia relative e ajrit,prania e dhomave të veçanta për mbajtjen e prodhimeve
të dyshimta,ndërtimi i rafteve,vendi për ambalazhim dhe dhomat frigoriferike.
Kërkesat higjieno–shëndetësore për repartet e bukës,byrektoret.
Repartet
e bukës,byrektoret përbëhen nga salla e tregtimit dhe mjediset e prodhimit.Në
varësi të lokalit në sallë vendoset
banaku i shitjes me ose pa ngrohje.Në këto ambjente organizohet nje
aneks për larjen e mjeteve të punës e vendosjen e tavave.Mjediset e prodhimit
kanë sallën e përpunimit e të pjekjes dhe tavolina pune të mbuluara me mermer/inoks.Këtu
vendosen makinat brumgatuese,furat e pjekjes,tryeza,dollape,mjedise për larjen
e enëve,frigoriferë.
Kërkesat higjieno–shëndetësore për ëmbëltoret..Ëmbëltoret mund të jenë me tryeza
shërbimi ose me vetshërbim.Në sallën e shërbimit vendoset banaku e kundërbanaku.Vendosja
e mjeteve dhe e tryezave s’duhet të pengojë
qarkullimin,pastrimin e ajrimin.Salla duhet të jetë e ndriçuar e ajrosur,e
pastër.Anekset duhet të kenë:depot e veçanta për çdo repart shërbimi,dhomë
frigoriferike,depo për ambalazhet,vend për larjen e enëve e mjeteve,dollap për
mbajtjen e enëve,vaskë për ftohje,dollap për personelin,tualete. Ndriçimi duhet
të jetë natyral,dritaret të pajisura me rjetë teli.
Kërkesat higjieno–shëndetësore për larjen e enëve dhe makinerive
në repart. Këtu përfshihen pastrimi,larja e dezinfektimi i enëve,pajisjeve e mjeteve të
tjera të punës, pas përdorimit.Larja e enëve bëhet e mekanizuar/me dorë.Veprimet
që kryhen:
Pastrimi mekanik për heqjen e
mbeturinave;
Larja me ujë të ngrohtë me lënde larëse;
Dezinfektimi me lëndë kimike,me avull/
ujë 100⁰C;
Shpëlarja me ujë të pastër dhe të
bollshëm.
2.4. Kërkesat higjieno-sanitare për ambalazhimin.
Paketimi kërkon
zbatim merreptësi të normave higjenike.Një shkelje sado e vogël në teknologjinë
e përgatitjes,në ambalazhim,në kushtet e ruajtjes e afatet e tregëtimit,ndikojnë
në cilësinë,vlerën ushqyese e shëndetin e konsumatorëve.
Kërkesat më
kryesore për ambalazhim janë:ushqimet që paketohen duhet të kenë natyrë të njëjtë,shkallë
të lartë pastërtie e të mos kenë dëmtime mekanike e ndotje të ndryshme;të
jenë me cilësi të lartë;të mos përmbajnë lëndë që ndikojnë
negativisht në cilësitë e produktit;të jenë të qëndrueshme e të ruajnë e të
mbrojnë produktet;mjetet e ambalazhimit duhet të ruhen në mjedise me ajrim e
ndriçim të mjaftueshëm e të transportohen
me mjete të përshtatshme;të përdoren brenda afateve të caktuara.
2.5. Kërkesat higjieno-sanitare gjatë prodhimit.
Si lëndë e
parë për prodhimet e brumit përdoret mielli i grurit,i misrit,i thekrës etj.
Mielli duhet të jetë i cilësisë së mirë i paprekur nga mikroorganizmat,duhet të
mbahet në vëndet pa lagështi e të ajrosura që të mos myket.Shtesat ushqimore duhet të
përmbushin kërkesat sipas standardeve.Uji duhet të përmbushë kërkesat
standarde të ujit të pijshëm.Majaja duhet të jetë e freskët dhe
brënda datës së skadencës.Kripa duhet të jetë e pastër.
Shpesh ndodh që
lëndët e para e ndihmëse edhe kur plotësojnë kërkesat standarde mund të bëhen objekt
i ndotjes nga ambjenti,makineritë,pajisjet e punëtorët.Për mos u shfaqur probleme
gjatë prodhimit lind nevoja të bëhet higjenizimi i ambjenteve të fabrikës,furave/reparteve
para e pas përfundimit të punës,makinerive e paisjeve të tjera që përdoren për
prodhimin e brumrave.
2.6 Kërkesat
higjieno-sanitare gjatë transportimit të prodhimeve me bazë brumi.Gjatë transportit s’lejohet që në të
njëjtin mjet të ngarkohen e transportohen të gjitha llojet e prodhimeve,veçanërisht
ato që ndikojnë në ndotjen/dhënien e erërave të huaja njëra-tjetrës. Mjetet duhet
të jenë të mbyllura mire,për të mbrojtur produktet nga ndotja me pluhur,infektimi
me kandra,mikrobike,reshje etj.Mjetet duhet të jenë të pajisura me sisteme të
nevojshme për sigurimin e mbajtjen e temperaturës së qëndrueshme,në
pajtueshmëri me gjendjen e llojin e produktit.Pastrimi e larja duhet të bëhet
menjëherë pas shkarkimit të ushqimeve e të përsëritet para ringarkimit.Ngarkim
shkarkimi i ushqimeve në mjete bëhet në vende të caktuara, të pastra,të
mbrojtura nga pluhuri,rreshjet insektet etj.Punonjësit e ngarkim shkarkimit duhet
të kenë veshjen përkatëse të punës e librezë shëndetsore.
Për transportimin e ushqimeve përdoren:mjete:të ventiluara;izotermike;ftohese;frigoriferike.
Comments
Post a Comment