HARTIMI I QËLLIMIT KUPTIMI I QËLLIMIT Etapat e një detyre


Etapat e një detyre


1.         Kuptoni mirë udhëzimet e detyrës së caktuar.
2.         Diskutoni idetë.
3.         Hartoni një tezë (punë) fillestare.
4.         Shtoni dhe përjashtoni idetë
5.         Organizoni idetë
6.         Bëni një përmbledhje të përgjithshme
7.         Shkruani të paktën një kopje të parë.
8.         Rishikoni dhe redaktoni.
9.         Korrigjoni
10.       Bëni një kopje të pastër përfundimtare.

Hartimi I propozimit

a)Me hartim të propozimit do të kuptojmë idenë qëndrore dhe të gjitha idetë e tjera mbështeten dhe zhvillohen rreth saj.
b)Organizimi logjik I tekstit.
Ide të qarta dhe formë të rregullt logjike janë kushti për një punë të mirë .
c)Krijimi i një strukture harmonike. Shkruajmë paragrafët me gjatësi të njëjtë .
Paragrafët e gjatë bëhen të mërzitshëm. Paragrafët e shkurtër janë të paplotë.
d)Zhvillim I plotë I ideve.
Kujdes ! Shmangni informacionin përgjithësues.
Shembujt specifikë për cështjen ju bëjnë bindës tek lexuesi.
e)Pozicioni juaj ndaj lexuesit .
Krijoni me lexuesin marrëdhënie barazie që do të thotë ju I jepni lexuesit argumente cilësore të cilët rrisin besimin ndaj punës suaj dhe e cojnë atë drejt bindjes.
f)Përfshirja e lexuesit në argumente e bëjnë lexuesin pjesë të veprimit. Duke I bërë thurje anës së tij intelektuale dhe emocionale.
g)Shamngia e gabimeve logjike.
Mos tjetërsoni të dhënat. Ndryshoni mes teksteve propagantistike dhe atyre argumentuese dhe bindëse qëndron në keqpërdorimin e së vërtetës.

Plagjiatura është përdorim I fjalëve të tjetërkujt si të ishin fjalët tuaja.

Qëllimi I redaktimit:


Redaktimi bëhet në fund të cdo teme për të parë nëse fjalitë dhe fjalët e përdorura janë të plota dhe kanë kuptim. Redaktojmë atëhere kur puna jonë është gati për korrigjim.

HARTIMI I QËLLIMIT

KUPTIMI I QËLLIMIT


Shpesh herë ka forca shtytëse të vetëdijshmedhe të pavetëdijshme që na coojnë drejt trajtimit të një teme të caktuar.
Për të kuptuar arsyet e trajtimit të një teme pyesni veten se cili është qëllimi i punimit : thënë ndryshe “Pse po shkruani për këtë temë?”.
Ju duhet  ta vendosni veten në vend të lexuesit potencial duke i sqaruar vetes dhe marrësve arsyet pse po tajnoni këtë cështje , cili është qëllimi juaj dhe pse duhet t’iu lexojmë?
Një qëllim i përcaktuar është një plan i shkurtër mbi cfarë do të shkruani në punimin tuaj. Kjo do të thotë se deklarimi i qëllimeve ka vlerë orientuesegjatë shkrimit të esesë , por nuk është pjesë e punimit të përfunduar.
Ai ndihmon shkruesin për ta arritur qartësinë e synimeve në lidhje me punimin.
Gjuha që përdoret në një formulim qëllimi duhet të jetë shumë specifike.

 

I QËLLIMIT


Nëse do të shkruani një ese që kundërshton kpjimin nga nxënësit si element që frenon zhvillimin e tyre intelektual mund të kishin një paraqitje të tillë të qëllimeve:

1.Në paragrafin hyrës do të shpjegojë se cilat janë shkaqet pse nxënësit pse nxënësit kopjojnë dhe pasojat negative.
2.Në fund të paragrafit hyrës vedoset teza.
3.Në paragrafin e parë të trungut do të prezantohen argumentat e dhëna nga studiues të ndryshëm sipas të cilëve edhe kopjimi është pjesë e procesit të të mësuarit.
4.Në paragrafin e dytë të trungut do të prezantojmë kundër argumentet.
5.Në paragrafin do të paraqesë argumentin kryesor të tezës sipas të cilit kopjimi ul vetëvlerësimin tek nxënësi dhe për pasojë frenon zhvillimin e tij normal.
6.Në paragrafin përfundimtar do të përmbledh cështjet kryesore të dy argumenteve dhe do të japë rekomandime për nxënësit dhe mësuesit.

PËRMBLEDHJA  


Përmbledhje njësoj si parafrazzimi është paraqitja e ideve të një dhënësi tjetër  me anë të njësive vetjake gjuhësore por ndryshe nga parafrazimi, përmbledhja përdoret pë rte future në tekst një ide që shkruesi e ka trajtuar në një apo më shumë faqe.
Nëse përfshirja e një ideje në gjatesinë e shtjelluar në original do ta prishte linjën ë mendimit dhe arsyetimit tuaj, atëhere ju mund të bëni një përmbledhje me fjalët tuaja.
Një përmbledhje e tillë mund të përdoret në mbështetje të tezës apo argumenteve që paraqiten në ese, pa harruar përmendjen e autorit dhe veprës.
Pra, burimet në shkrime mund të përdoren qoftë nëpërmjet parafrazimeve ose nëpërmjet përmbledhjeve por në cilëndo formë të përcaktuar nuk duhet harruar të përmendet burimi.
Një nga rregullat bazë të shkrimit akademik është shmangia absolute e pagjiaturës.

Comments