Hartimi I propozimit


Hartimi I propozimit


1.   Me hartim të propozimit do të kuptojmë idenë qëndrore dhe të gjitha idetë e tjera që mbështeten dhe zhvillohen rreth saj.

2.   Organizimi logjik i tekstit.
Ide të qarta dhe formë të rregullt logjike janë kushti për një punë të mirë .

3.   Krijimi i një strukture harmonike.
Shkruajmë paragrafët me gjatësi të njëjtë .Paragrafët e gjatë bëhen të mërzitshëm. Paragrafët e shkurtër janë të paplotë.

4.   Zhvillim i plotë i ideve.
Kujdes shmangni informacionin përgjithësues.
Shembujt specifikë për çështjen ju bëjnë bindës tek lexuesi.

5.   Pozicioni juaj ndaj lexuesit .
Krijoni me lexuesin marrëdhënie barazie që do të thotë ju i jepni lexuesit argumente cilësore të cilët rrisin besimin ndaj punës suaj dhe e çojnë atë drejt bindjes.

6.   Përfshirja e lexuesit në argumente e bëjnë lexuesin pjesë të veprimit. Duke ç bërë thurje anës së tij intelektuale dhe emocionale.

7.  Shamngia e gabimeve logjike.
Mos tjetërsoni të dhënat. Ndryshoni mes teksteve propagantistike dhe atyre argumentuese dhe bindëse qëndron në keqpërdorimin e së vërtetës.

Qëllimi I redaktimit :

Redaktimi bëhet në fund të çdo teme për të parë nëse fjalitë dhe fjalët e përdorura janë të plota dhe kanë kuptim. Redaktojmë atëhere kur puna jonë është gati për korrigjim.

Hartimi – Kuptimi I qëllimit

Shpesh herë ka forca shtytëse të vetëdishme dhe të pavetëdijshme që na çojnë drejt trajtimit të një teme të caktuar. Për të kuptuar arsyet e trajtimit të një teme pyesni veten se cili është qëllimi i punimit : thënë ndryshe “ Pse po shkruani për këtë temë ? ”
Ju duhet  ta vendosni veten në vend të lexuesit potencial duke i sqaruar vetes dhe marrësve arsyet pse po trajtoni këtë çështje , cili është qëllimi juaj dhe pse duhet t’iu lexojmë?

Një qëllim i përcaktuar është një plan i shkurtër mbi çfarë do të shkruani në punimin tuaj. Kjo do të thotë se deklarimi i qëllimeve ka vlerë orientuese gjatë shkrimit të esesë , por nuk është pjesë e punimit të përfunduar . Ai ndihmon shkruesin për ta arritur qartësinë e synimeve në lidhje me punimin.
Gjuha që përdoret në një formulim qëllimi duhet të jetë shumë specifike .

                                                                                                               
Formulimi i qëllimit

Nëse do të shkruani një ese që kundërshton kopjimin nga nxënësit , si element që frenon zhvillimin e tyre intelektual mund të kishin një paraqitje të tillë të qëllimeve:
1.     Në paragrafin hyrës do të shpjegojë se cilat janë shkaqet pse nxënësit kopjojnë dhe pasojat negative ;
2.    Në fund të paragrafit hyrës vendoset teza ;
3.    Në paragrafin e parë të trungut do të prezantohen argumentat e dhëna nga studiues të ndryshëm sipas të cilëve edhe kopjimi është pjesë e procesit të të mësuarit ;
4.    Në paragrafin e dytë të trungut do të prezantohet kundër argumentet ;
5.    Në paragrafin e tretë do të paraqiten argumentet kryesore të tezës sipas të cilës kopjimi ul vetëvlerësimin tek nxënësi dhe për pasojë frenon zhvillimin e tij normal ;
6.    Në paragrafin përfundimtar do të përmblidhen çështjet kryesore të dy argumenteve dhe do të jepen rekomandime për nxënësit dhe mësuesit.

Përmbledhja
Përmbledhje njësoj si parafrazimi është paraqitja e ideve të një dhënësi tjetër  me anë të njësive vetjake gjuhësore , por ndryshe nga parafrazimi, përmbledhja përdoret për te future në tekst një ide që shkruesi e ka trajtuar në një apo më shumë faqe.
Nëse përfshirja e një ideje në gjatesinë e shtjelluar në original do ta prishte linjën ë mendimit dhe arsyetimit tuaj, atëhere ju mund të bëni një përmbledhje me fjalët tuaja. 
Një përmbledhje e tillë mund të përdoret në mbështetje të tezës apo argumenteve që paraqiten në ese, pa harruar përmendjen e autorit dhe veprës.
Pra , burimet në shkrime mund të përdoren qoftë nëpërmjet citimeve të drejtëpërdrejta qoftë nëpërmjet parafrazimeve ose nëpërmjet përmbledhjeve , por në cilëndo formë të përcaktuar nuk duhet harruar të përmendet burimi.
Një nga rregullat bazë të shkrimit akademik është shmangia absolute e pagjiaturës .



Plagjiatura është përdorim i fjalëve të tjetërkujt si të ishin fjalët tuaja .


Comments