Arka dhe Banka
Tani që jemi familjarizuar me konceptete
bazë se si funksionon programi nuk është aspak e vështirë të thëmi se
paraprakish moduli dhe pastaj dhe funksionet brënda modulit. Saktësisht
zgjedhja e modulit në të cilin duam të punojmë meret direkt nga butonat e
rrjeshtit menu, në pjesën e sipërme ose nëpërmjet klikimit të butonave menu në
desktop të programit. Tek Financa 5 modulet Arkë dhe Bankë janë të vecanta nga
njëra tjetra por meqënëse janë pothujse njëlloj në përdorimin e tyre shpjegimi
i njërit vlen edhe për modulin tjetër. Veprimet arkë bankë regjistrohen në
ekranet për regjistrim të dhënash që imitojnë pjesën e vetë dokumentit.
Regjistrim
dokumentash
Arka dhe banka kanë ngjashmëri të madhe nga
ana funksionaleprandaj dhe ekranet e tyre janë të ngjashme si nga mënyra e
ndërtimit dhe funksionet që realizojnë. Krijohen fillimisht lista e arkave në
të cilat ndërmarrja operon. Mënyra se si do të procedohet është e tillë:
-Shtimi do të pozicionohet te fusha arka ku
do të jepet emërtimi i arkës (Arka në lekë).
-Fusha në krahë i përket kodit e cila prej
arkave në Financa 5 do të ketë një kod unik për indentifikimin e njërës arkë
nga arka tjetër. Kodi nuk përfaqëson llogari të planit kontabël por një lloj
indentifikuesi për ti dalluar arkat nga njëra tjetra. Kodet kanë disa
karakteristika të cilave duhet ti përmbahemi mund të jenë alfa-numerike, nuk
duhet të përmbajnë karaktere speciale.
-Monedha është fusha tjetër ku cdo arkë do
të përzgjidhet monedha në të cilën ajo operon. Duke bërë dy herë klik tek fusha
monedhë do të gjenerohet ekrani i monedhave ku përzgjedhim monedhën të cilën
operon.
-Llogari është fusha në të cilën do të
përzgjedhim llogarinë ku do të kontabilizohet kjo arkë në librin e madh ditarin
etj.
-Deparatement është fusha ku mund të
përzgjedhim se cilës qendër kostoje kjo arkë i përket.
-Klasifikimi përdoret për të bërë grupime
apo klasifikime arkash në kompani.
-Arkëtar është fusha ku mund të vendosim
emrin e arkëtarit. Duke e plotësuar këtë fushë do të mundësohet plotësimi I emrit
arkëtar në printimin e mandateva nga Financa 5 .
-Shënime do mund të shërbejnë për të dhënë
komente të ndryshme në lidhje me këtë arkë apo me funksione të ndryshme që
kryhen në arkë.
-Në fund regjistrimi. Mjafton një klik dhe
do të regjistrohet.
Comments
Post a Comment